Arrestohen dy gra, rrahën keq një burrë!


Tri raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Policinë e Kosovës.

Një rast ka ndodhur në Obiliq, një në Prizren dhe një rast në Deçan. Lidhur me këto raste policia ka arrestuar personat e dyshuar.Në Obiliq, dje rreth orës 19: 10 një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës grua. Viktima sipas Policisë, është dërguar për tretman mjekësor. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ka njoftuar PK.

Në Prizren një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një person tjetër.“Viktimës i është ofruar tretman mjekësor pasi që si pasojë e sulmit ka pësuar lëndime të lehta trupore”- thuhet në njoftimin e Policisë. Rasti ka ndodhur dje rreth orës 09:00, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmë në Deçan. Dy gra janë arrestuar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje e kanë sulmuar fizikisht një burrë.Policia ka njoftuar se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëra prej tyre është liruar ndërsa e dyshuara tjetër është dërguar në mbajtje.

Baby Boo