Arrestohen dy djem nga Saraqina e Tetovës


Dje mbrëma (17-prill) rreth orës 23:00 në hyrje të fshatit Saraqinë të Tetovës, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personat D.C. (22) dhe D.T. (30) nga ky fshat, të cilët gjatë kontrollit të automjetit “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës është gjetur marihuanë.

Dy personat janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për procedurë të mëtutjeshme, ndërsa automjeti i tyre është konfiskuar me vërtetim për kundërvajtje n[ bazë të nenit 26 paragrafi 10 i Ligjit për automjete, i cili nuk ishte i regjistruar për më shumë se gjashtë muaj. Pas dokumentimit të rastit, do të përgatiten parashtresat përkatëse.

Baby Boo