Arr*estohen dy banorë të Gostivarit


Dje (21-prill) rreth orës 18:15, në fshatin Zdunjë të Gostivarit, pjesëtarët e policisë kanë pr*ivuar nga liria 32-vjeçarin B.H. nga fshati Duf i Gostivarit dhe 15-vjeçarin nga Orqusa e Gostivarit, të cilët kanë qenë duke transportuar dru për ngrohje të prera në mënyrë il*egale , gjegjësisht pa dokumentacionin e nevojshëm, me një automjet të tipit “Lançia” pa targa.

Automjeti dhe drutë për ngrohje janë dorëzuar në Policinë Pyjore për procedura të mëtejshme.
Dy personat janë ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes, ku edhe do të përgatiten parashtresat adekuate.

Baby Boo