Arr*estohen disa pjesëtarë të Policisë së Serbisë


Pjesëtarët e ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Sektori për kontroll të brendshëm me urdhër të gjykatës si Nishit për lu*ftimit e korr*upsionit, kanë arr*estuar tetë zyrtarë policorë të stacionit të policisë në Kurshumli dhe një zyrtar policor të pensionuar, nën dyshimin se kanë kryer vepra penale të mitmarrjes.

Të arr*estuarit janë B.S. (1970), Z.S. (1968), S.B. (1968), I.M. (1973), N.P. (1968), G.A. (1968), D.P. (1973), D.F. (1969) dhe zyrtari policor i pensionuar G.Q. (1965), thuhet në kumtesën e ministrisë së Punëve të Brendshme, raportojnë mediat në Serbi.

Ata dyshohen se gjatë periudhës shtator 2019 deri në tetor të 2020 në pikëkalimin kufitare në Merdarë, kanë kërkuar dhe marrë para nga qytetarët që të mos i nënshtrohen kontrolleve, e që sipas ligjeve obligohen që patjetër ta bëjnë një gjë të tillë.
Në këtë mënyrë ata kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme disa mijëra euro. Të dyshuarve u është caktuar masa e mbajtjes prej 48 orëve.

Baby Boo