Arrestohen disa femra në një objekt hotelierik në Zherovjan


Në aksionin e policisë në objektin hotelierik në fshatin Zherovjan, mbrëmë në periudhën prej orës 22.000 deri në ora 01:00 pas mesnate janë hasur gjashtë persona femra (tre nga Republika e Serbisë dhe tre shtetase të Maqedonisë). Shtetaset serbe (dy të moshës 21 dhe një 26 vjeçare) janë arrestuar dhe dorëzuar në Sektorin për krim mbarëkufitar, emigracion, të huaj dhe riatdhesim për procedurë të mëtutjeshme.

MPB-ja sot kumtoi se nëpunësit e policisë nga Sektori për punë të brendshme Tetovë kanë zbatuar kontroll aksioni në një objekt hotelierik në fshatin Zherovjan, pronë e një 28-vjeçari, banor i fshatit Bogovinë të Tetovës./Pacensure

Baby Boo