Arrestohen 5 vëllezër në Prishtinë, gjuajten me armë njëri–tjetrin, menduan se janë hajna


Në lagjen Përroi i Njelmët në Prishtinë, mbrëmë ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Lidhur me rastin policia ka arrestuar pesë vëllezër nën dyshimin se te shtëpia e tyre persona të panjohur kishin tentuar të kryej vjedhje, për çka dhe kanë filluar të gjaujnë me armë zjarri ndërmjet njëri-tjetrit, por pa ndonjë pasojë.
Policia njofton se në vendin e ngjarjes janë konfiskuar dy AK-47, një pushko-mitraloz, 71 copë fishekë.
Ndërkohë me vendim të prokurorit janë kontrolluar shtëpitë e tyre dhe pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë i policisë:
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM DHE VJEDHJE GRABITQARE & ARMËMBAJTJE PA LEJE/Lagja Përroi i Njelmët, rr. Okarina, Prishtinë 20.05.2023-21:10. Pas disa të shtënave me armë zjarri janë arrestuar pesë (5) të dyshuar meshkuj kosovarë (familjarë-vëllezër) nën dyshimin se te shtëpia e tyre person-a të panjohur kishin tentuar të kryej vjedhje me çka dhe kanë filluar të shtënë me armë zjarri ndërmjet njëri tjetrit, por pa ndonjë pasoj, ndërkohë gjatë intervenimit njësiteve policore për reagim të shpejtë (NJRSH) dhe në rroba civile, këtyre të fundit të shtënat e armëve ju kanë vishkulluar në drejtim të tyre, por pa pasoja. Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar: Dy AK-47, një pushko-mitraloz, 71 copë fishekë, ndërkohë me vendim të prokurorit janë kontrolluar shtëpitë e tyre dhe pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregulltë.

Baby Boo