Arrestohen 5 tifozë nga Shkupi, sulmuan tifozët shqiptarë (VIDEO)


5 tifozë janë arrestuar dhe janë marrë në pyetje sot mga policia, pasi gjatë një ndeshjeje futbolli të para dy ditëve në Aerodrom, kishin sulmuar me sende të forta shikuesit dhe tifozët e ekipit mysafir. Bëhet fjalë për tifogrupin “Ilirët” nga Kumanova, përkrahës të KF “Bashkimi” nga ky qytet, të cilët u sulmuan nga një grup tjetër teksa shikonin ndeshjen.

“Policët e Njësisë për Krime të Dhunshme në SPB Shkup, sot (06.12.2022) kanë privuar I.M, D.M, B.M, G.N dhe N.M pas një denoncimi të mëparshëm nga E.S nga fshati Konjarë se më datë 04.12.2022 rreth orës 15 gjatë një ndeshje futbolli në një fushë futbolli në Komunën e Aerodromit, pesë banditë e kanë sulmuar atë dhe shikuesit e tjerë, duke i hedhur sende të forta. Me të arrestuarit është zhvilluar intervistë zyrtare në stacionin policor dhe është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit do të bëhet kallëzim penal për shkak të dyshimit të arsyeshëm për vepër të dhunës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Për këtë rast reaguan dje edhe nga KF Bashkimi, të cilët akuzuan se rreth 40 tifozë kundërshtarë nga jashtë ishin organizuar me mjete të forta dhe kishin hyrë në stadium vetëm për të sulmuar tifozët kumanovarë./KlanMacedonia

Baby Boo