Arrestohen 5 persona për grabitjen e mbi 500 kilogramēve drogë nga fabrika e kanabisit në Çegran të Gostivarit


Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë-Zyra e Jashtme për Çështje Kriminale Gostivar pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve dhe sigurimit të provave materiale dhe teknike në bashkëpunim dhe koordinim me Departamentin e Policisë Kriminale – Departamenti për Trafikim të Kundërligjshëm me Droga, Armë dhe Substanca të Rrezikshme, SPB Ohër , DPB Strugë dhe SPB Dibër kanë zbardhur plotësisht grabitjen e kryer më 26 nëntor të këtij viti në fabrikën e prodhimit të kanabisit për qëllime mjekësore në Çegran të Gostivarit.

Pardje dhe dje (26.12 dhe 27.12.2023) policët kanë privuar nga liria pesë persona, ndërsa Zyra e Jashtme për Çështje Kriminale Gostivar ka parashtruar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Gostivar për veprën penale të kryer “grabitje”. kundër; N.I.(39) nga Dibra, N.R.(29) dhe G.S.(36) nga Struga dhe R.B.(32) dhe G.B.(18) nga Gostivari. Ata dyshojnë se me datën 26 të muajit të kaluar rreth orës 22:30 kanë sulmuar fizikisht punonjësin e sigurimit të fabrikës së kanabisit në Çegran, e më pas e kanë kërcënuar me armë zjarri dhe e kanë lidhur dhe më pas i kanë marrë 44 thasë me gjithsej 552, 85 kilogramë kanabis.Pa Censurë

Baby Boo