Arrestohen 45 persona, shkelin masën e orës policore


Gjatë natës së kaluar sipas statistikave të MPB-së në periudhën mes 03/04.05 lidhur me ndalimin e qarkullimit të lirë është evidentuar se në gjithë shtetin 55 persona nuk e kanë respektuar masën për kufizim të lëvizjes, me çrrastë 45 janë arrestuar, ndërsa për të tjerët do të ngritën padi adekuate.

Gjithashtu sipas statistikave të MPB-së 63 personave u janë dhënë vendime për izolim, derisa 11 të tjerë kanë firmosur vendim për vetizolim.

Nga ana e zyrtarëve policorë gjatë kontrollit të personave që gjenden në izolim dhe vetizolim, është konstatuar se 8 persona nuk kanë respektuar masën për izolim.

Baby Boo