Arrestohen 2 persona nga rajoni i Sarajit, ja për çka akuzohen


Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se në orët e para të mesnatës ka arrestuar dy persona nga fshatrat e Sarajit të Shkupit pasi të njëjtit janë raportuar se kanë kërcënuar disa herë një person nga Gostivari.

“Gjatë natës (28-shtator) rreth orës 01:10, zyrtarë policorë të SPB Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria personat R.E.(32) nga Krushopeku i Shkupit dhe B.A. (29) nga Bukoviqi i Shkupit, të cilët gjysmë ore më parë janë denoncuar nga 31-vjeçari A.N. nga Gostivari se për shkak të marrëdhënieve të tyre të pazgjidhura borxh-besimi e kanë kërcënuar disa herë. Dy personat nga Shkupi janë ndaluar në Stacionin Policor Gostivar, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, pas së cilës do të përgatiten parashtresat përkatëse”, shkruhet në raportin e SPB-Tetovë.

Baby Boo