Arrestohen 14 valltare në objekte hotelierike në rajonin e Tetovës


Nga SPB-ja në Tetovë njoftojnë se më 4 maj prej ora 23.00 deri 02.00 pas mesnate kanë kryer kontroll (aksion) në objektin hotelerik “Oriental AS” në fshatin Zherovjanë, pronë e personit A.A. 28 vjeç nga fshati Bogovinë, ku gjatë kontrollit në objekt janë takuar dhe ndaluarë 14 femra, edhe atë 8 shtetase të Sërbisë, 1 shtetase e Bosnje dhe Hercegovinës, 1 shtetase e Bullgarisë dhe 4 shtetase të Maqedonisë, të cilat kanë qenë të angazhuara si vallëtare, njofton TV21.

Ndryshe shtetaset e huaja kanë qenë të moshave prej 21-29 vjet dhe kanë ardhur nga qytete të ndryshme të Serbisë, Bullgarisë dhe Bosnjës.

Pronari A.A. nga Bogovina dhe 14 femrat janë arestuar në stacionin policorë në Tetovë, nga ku 4 shtetaset e Maqedonisë janë lëshuar, kurse 10 shtetaset e huaja, në dyshim se kanë keqëpërdorur qëndrimin turistik në Republikën e Maqedonisë, ku kanë punuar në mënyrë ilegale, janë dorëzuar në Departamentin për krime ndërkufitare, migracion, të huaj dhe rriatëdhesim për procedurë të mëtejme.

Baby Boo