Arrestohen 12 shtetase të huaja në një objekt hotelerik në Tetovë


Nga Ministria e Punëve të brendshme njoftojnë se pas mesnatës në një objekt hotelerik në afërsi të autostradës Shkup-Tetovë janë arrestuar 12 vajza, shtetase të huaja.

“Më 28 korrik 2019, në orën 02:30, gjatë kontrollit në një objekt hotelerik që ndodhej në afërsi të autostradës Tetovë-Shkup, policia e Tetovës ka arrestuar 12 vajza të moshës 20 deri 40 vjeçare nga Serbia, Shqipëria dhe Bullgaria. Personat do të transferohen në Departamentin për Migracion Ndërkufitar në Tetovë, për procedurë të mëtejshme”, thonë nga MPB.

Baby Boo