Arrestohen 11 persona për trafik droge në Itali, tre janë shqiptarë


Policia italiane në Ravena ka ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm 11 urdhër arreste, nga të cilët tre janë shtetas shqiptarë.

Të arrestuarit akuzohen për trafik të lëndëve narkotike.

Në operacionin e koduar “Robbed Cheese” u angazhuan 50 forca të policisë, ndërsa janë kontrolluar shumë banesa dhe aktivitetet tregtare.

Gjatë operacionit janë sekuestruar sasi droge, armë e para cash.

Rreth mesditës priten të zbardhen detajet e operacionit.

Baby Boo