Arrestohen 11 femra në një lokal në Zhelinë në ora 3 pas mesnatës


Policët e Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë kanë realizuar aksion kontrolli në fshatin Zhelinë të Tetovës. Gjatë kontrollit të një objekti hotelerik, janë gjetur dhe arrestuar 11 femra pasi të njëjtat dyshohen se janë të përfshira në veprën penale – tregti me njerëz.

“Sot, më datë 24.12.2021 rreth orës 03.15, policët e SPB Tetovë kanë realizuar aksion kontrolli në objekt hotelerik në Zhelinë të Tetovës, në pronësi të Z.S. nga ky fshat. Gjatë kontrollit janë kapur dhe arrestuar 11 femra (6 shtetase të huaja – 5 nga Shqipëria e një nga Serbia dhe 5 shtetase tona) për shkak të ekzistimit të dyshimit për përfshirjen e tyre në veprën penale “tregti me njerëz””, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Pas arrestimit, 11 femrat e moshës prej 27 deri 45 vjeç janë mbajtur në stacionin policor në Tetovë për zbardhjen e plotë të rastit.

Baby Boo