ARRESTIMI I ANËTARIT TË BANDËS SË ALDO BARES, REAGON POLICIA: NUK ËSHTË NË KËRKIM


Pas lajmeve dhe akuzave të ndërsjellta të aktorëve politikë në lidhje me arrestimin e anëtarit të bandës së Aldo Bares në Greqi, ka ardhur dhe reagimi i Policisë së Shtetit.

Sipas policisë, shtetasi Edmond Bego nuk është në kërkim në kërkim, madje ai ka hyrje-dalje në Shqipëri që nga viti 2013 deri në vitin 2018.

Gjithashtu, nga verifikimet ka rezultuar se Edmond Bego nuk është në kërkim dhe nuk kërkohej nga policia shqiptare, ndërsa ka hyrë dhe në territorin italian në vitin 2017 e 2018.

Ditën e djeshme, për arrestimin e Edmond Begos Partia Demokratike ka akuzuar Taulant Ballën, duke e quajtur garantuesin e tij në Shqipëri, prandaj dhe ai nuk arrestohej.

Gjithashtu, Policia është shprehur se për Begon nuk ka as urdhër ndalimi ndërkombëtar, që prej 2009-ës.

Baby Boo