Arratisje si në filma, ja si iku tetovari nga burgu


Aksione të tilla jemi mësuar të shohim vetëm nëpër filmat hollivudianë. Por mbrëmë kjo ndodhi pikërisht në autostradën e Shkupit. Fillimisht i burgosuri Bekim Memeti u ankua se ka nevojë për trajtim mjekësor dhe u dërgua në spitalin Nënë Tereza në Shkup. E me t’u kthyer për në burgun e Idrizovës persona të panjohur me veturë “Audi” ngjyrë gri pa targa, i prenë rrugën furgonit të policisë duke goditur veturën në të cilën ndodhej i burgosuri. Më pas janë përleshur me armë zja*rri me pjesëtarët e policisë së burgut.

“Punonjësit e policisë së burgjeve të cilët ndodheshin në një furgon “Ford Transit”të policisë së burgjeve kanë kërkuar ndihmë nga policët e SPB Shkup, pasi, sipas raportimit të tyre, gjatë shoqërimit të të dënuarit B.M. , nga INP “Idrizovë” në Qendrën Urgjente “Nënë Tereza”, në autostradë, i dënuari ia ka marrë ar*me shoferit I.H. (punonjës i policisë së burgjeve), ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur I.H.. Më pas i dënuari është arratisur me një automjet pasagjerësh Audi”.
Ndërsa Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve, do të kryejë kontroll të jashtëzakonshëm në burgun e Idrizovës dhe do të marrë masat përkatëse për të gjitha parregullsitë e konstatuara për të përcaktuar se përse nuk është ofruar ndihma e policisë për shoqërimin në spital.
“Do të përcaktohet nëse ka ndonjë përgjegjësi për transportimin e të dënuarit, si dhe për lëshimet që çuan në një rrjedhë të tillë të të gjithë ngjarjes. Është lëshuar urdhër për shpalljen e fletë-arrestit ndërkombëtar për të arratisurin. Punonjësi i policisë së burgjeve që është plagosur është dërguar në spital për trajtim të mëtejshëm”.
Bekim Memeti nga Tetova është i dënuar me gjithsej 21 vjet burgim, prej tyre 19 për vrasje dhe dy për prodhim dhe tregtim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve. Ai e vuan dënimin që nga 28 dhjetori 2020 dhe skadon më 17 prill 2040.

Baby Boo