Arratisja e Gruevskit, Meta: Me largimin nga Maqedonia pranoi fajësinë


Presidenti Ilir Meta ka komentuar gjithashtu largimin e ish-kryeministrit të Mqedonisë Nikolla Gruevski, ku theksoi se me  këtë veprim ka pranuar fajësinë.

Kreu i shtetit ka thënë para gazetarëve se politikanët nuk duhet t’i shmangen drejtësisë dhe luftës politike.

“Çdo politikan aq më tepër politikan me përgjegjësi të mëdha siç është rasti në fjalë nuk duhet t’i shmanget as drejtësisë dhe as luftës politike. Nuk mund të gjykoj për çështjen në fjalë, se kemi të bëjmë me një vend tjetër dhe duke pasur këtë pozicion nuk kam përse të hap një debat për këtë çështje. Por ne kemi raste dhe në Shqipëri, kur ka pasur burgosje që janë konsideruar politike, janë përballuar. Largimi i tij është edhe një marrje e fajësisë së tij, pavarësisht nga pretendimet që ai mund të paraqesë” u shpreh presidenti i Shqipërisë Ilir Meta.

Baby Boo