Arratisja e fukarasë – kur morëm rrugët e dynjasë!

Nga Tashi Dedaj

Më kujtohet e dashura Shqipëri, ajo ditë që vendosa dhe ika, refugjat..!
Ishte mengjez sa ishte gdhirë,
ora shënonte pa pak
rreth shtatë!
N’anije gjith’natën,
bënte shum ftohtë,
muaji mars,
data pesë,
ditë e martë!
Kishim hipur,
e më nuk zbrisnim,
qanin fëmijët,
qanin dhe gratë!
Gumzhonin thirrjet,
kërkonin të afërmit,
mes turmës n’kuvert,
e kisha humbur fare!
Vetëm isha,
të njohur s’kisha,
i zhytur n’mendime,
tymosja cigare!
Shumë prindër,
përgjëronin nga moli,
me kuje,
sa nuk gjenin më fjalë!
Luteshin bijve e bijave,
t’i dëgjonin;
“Mos merrni rrugën thonin,
do ju bejnë tradhëtarë”! “Kthehuni mos ikni në Itali,
ku do na lini vetëm,
si qyqarë?
Ju më në atdhe nuk vini,
do na shkatërroni jetën,
pa Ju parë”..!
..gati po niseshim,
zgjidheshin cimat, u rreshtua një togë
me oficerë e ushtarë!
Nuk e kuptuam,
përse na përshëndetën!
Por t’gjithë sa qemë, shpërthyem në lot’
me të qarë!
Po linim portin mes kujes,
me shen dhe brohorima,
dikush u pendua dhe zbriti
nga anija me vrap! Nga bankina të tjerëve,
i’u mbush përsëri mendja, kapën litarët me not,
dhe hipën lartë!
Anija po çantë,
drejtë detit të hapur, mes entuziazmit,
po linim kufinë!
Konturet e maleve nga sytë,
u zhduken!
Fundi; “menduam, z’do e shohim më Shqipërinë..!
Ra heshtje e madhe, të gjithë nuk flisnim, pa zemër të ishe,
ne u ndiem shumë keq!
Koka na ngeli duke shikuar mbrapa ç’po linim,
dhe unë nga mendja këtë ditë,
kurrë z’do t’a heqë…