Armina Mevlani për Shkëlzenin: Do të doja të ishte si Sali Berisha!

Armina Mevlani ka folur për marrëdhënien me familjen e partnerit, Shkëlzen Berishës. Ajo ka rrëfyer në “Ftesë në 5” se ka raporte shumë të mira me nënën e tij, Lirinë, por do të donte që partneri të kishte pak më shumë karakterin e të atit, të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Baby Boo

“Lilit i kërkoj shpesh mendime se e vlerësoj shumë dhe me të ndaj gjëra njësoj si mamit tim. E shoh si mamanë time, e kam pjesë të familjes dhe të gjitha vajzat duhet të kenë këto marrëdhënie me vjehrrat. Se ajo e ka rritur dhe edukuar. Shkëlzeni është më shumë si mami në pjesën e karakterit, por do të doja të kishte ngjarë dhe pak më shumë nga babi. Më pëlqen vendosshmëria, ka karakter të ftohtë, qëndron tek parimet e veta, kurse Zeni ndikohet pak. Në lidhje me mua, jam e lumtur se ngjan me Lilin se është i dashur, i afrueshëm në komunikim”, tha Armina.

Blogerja tregoi një detaj interesant rreth marrëdhënies së saj me Shkëlzenin, ku tha se është shumë romantike dhe se i ka dedikuar poezi.

“I kam shkruar letra e poezi. Ka momente që ndjenjat i shpreh duke shkruajtur. Ka pasur dhe mesazhe që i ka bërë google se mos i kam marrë ndokund. Jam siguruar që ti ketë të gjitha të ruajtura dhe një libër që e ka marrë online dhe në çdo sketch mund ti bësh një dedikim me shkrim”, u shpreh Mevlani.