Armenët dje*gin shtëpitë e tyre, që do t’i kalojnë Azerbajxhanit


Mijëra armenë janë larguar nga zonat përreth Nagorno-Karabakut, të cilat do t’i jepen Azerbajxhanit në bazë të marrëveshjes së ar*mëpushimit të nënshkruar ditët e fundit.
BBC raporton se shumë prej banorëve para se të shpërngulen kanë dje*gur shtëpitë e tyre në shenjë revolte.
“Në rajonin e Kalbajar familjet e etnisë armene po dje*gin dhe shkat*ërrojnë shtëpitë e tyre në mënyrë që azerbajxhanasit të mos mund të lëvizin atje”.

Kujtojmë se Azerbajxhani dhe Armenia kanë arritur një marrëveshje paqeje nën ndërmjetësimin e Rusisë. Sipas marrëveshjes me 9 pika, dy vendet do të qëndronin në pozicionet që kontrollonin.
Megjithatë, vendimi për ar*mëpushim, nuk u prit mirë në Armeni, ku një turmë demonstruesish morën kontrollin e Parlamentit dhe su*lmuan kryetarin e Parlamentit, Ararat Mirzoyan.

Baby Boo