ARM për pesë vite do ta arrijë buxhetin që e ka pasur përpara 10 viteve (Infografik

Maqedonia deri në vitin 2024 do ta rrit buxhetin për mbrojtje në 2% nga Bruto Prodhimi Vendor (BVP) që ta plotësojë rekomandimin e NATO-s, të miratuar në Kardif, Vels në vitin 2014-të, vendet anëtare në 10 vitet e ardhshme ta arrijnë këtë nivel të financimit të mbrojtjes. Por, me rritjen e buxhetit në 2% nga BVP, në fakt, do ta kthej zërin e buxhetit që e ka pasur përpara dhjetë viteve, tregojnë të dhënat statistikore, shkruan “Meta”, transmeton Portalb.mk.

Baby Boo

Sipas të dhënave të Bankës Botërore, Maqedonia nga pavarësimi deri në vitin 2008-të, gjithmonë për mbrojtje janë ndarë 2% nga BVP, përveç në vitin 2001 kur ishte konflikti, buxheti për mbrojtje ishte 6.1% nga BVP.

Prej atëherë, buxheti i mbrojtjes ka rënë, ndërkaq pas vitit 2014-të ka qenë 1% nga BVP, që më pas, këtë vit, të ketë rritje të ulët, gjegjësisht 1.1%.
Zvogëlimi i buxhetit të armatës ka shkaktuar një sërë pasojash në forcat e armatosura.

“Financimi jo-përkatës në dekadën e fundit ka rezultuar me ndikim negativ kumulativ ndaj aftësive dhe kapaciteteve të ARM-së. Financimi në periudhën e fundit ishte mezi i mjaftueshëm që të mbahen fondet me të cilat disponojmë, por jo edhe të blejmë pajisje dhe të modernizohemi në pajtueshmëri me të planifikuarën. Gjendja momentale në ARM është pasqyrë e investimit të pamjaftueshëm në mbrojtje në periudhë të gjatë kohore”, thuhet në rishikimin strategjik të mbrojtjes, i cili është dokument për vlerësimin e gjendjes dhe projektimit për zhvillim të mbrojtjes, i cili u miratua në qershor të këtij viti.

Me buxhet të përgjysmuar, Ministria e Mbrojtjes, në dekadën e fundit ka harxhuar 69% nga buxheti për personelin, rreth 20% për funksionim, mirëmbajtje dhe trajnim dhe rreth 11% për pajisje dhe modernizim. Struktura standarde e buxhetit, sipas parametrave të NATO-s është që deri më 50% e buxhetit të harxhohen për harxhimet e personelit, harxhimet për operacione, mirëmbajtje dhe trajnim deri më 30% dhe 20% nga buxheti për pajisje dhe modernizim.

“Jemi të përkushtuar që ta rrisim financimin e mbrojtjes. Buxheti në vitin 2018-të është për 14% më i madh se vitin e kaluar. Gjatë tre viteve të ardhshme fiskale (2019, 2020 dhe 2021), buxheti i mbrojtjes do të rritet për 0.2% nga BVP, me qëllim që të plotësohet rekomandimi i NATO-s prej 2% nga BVP deri në vitin 2024”, paralajmëroi ministrja Radmilla Shekerinska

Restorant Lumare