Arkin Jahiji falenderon votuesit që e përkrahën në zgjedhjet e 17 tetorit


Kandidati për kryetar të komunës së Bërvenicën nga radhët e BDI-së, Arkin Jahiji, ka falenderur të gjithë përkrahësit e tij në zgjedhjet e 17 tetorit.

Shkrimi i plotë i Jahijit:
Shumë faleminderit të gjithë bashkëvendasve të mi, të Gurgunicës, Miletinës, Çellopekut, Radiovcës, Tenovës e të tjerëve që me 17 Tetor dolën dhe votuan për idenë e programin tonë!💚

Shumë faleminderit të gjithëve që besuan në mua, besuan në atë që unë përfaqësoj si individ dhe kolektiv! 🍀
Ishte një fushatë dinjitoze dhe model për tu ndjekur nga të tjerët. Ne mbollëm farën e re e të bërit politikë në komunën tonë!

Më pyetën pse nuk shkova ta uroj kandidatin e pavarur në shtabin e tij dhe pse e urova përmes rrjeteve sociale. Ne nuk mund të shkonim në një shtab ku festohej me Surle e tupana, ndërsa kishte mbaruar vetëm rrethi i parë, nuk mund të shkonim pas akuzave të pabaza dhe irituese që i bëri z.Pajaziti. Si mund të fliste për mobing, kur pothuajse e gjithë administrata e komunës dhe ndërmarrjes publike ka qenë në shtab të tij. Prandaj, mblodha forcë dhe në rrjetin social i urova sukses në rrethin e dytë!

Unë i qëndroj pas deklaratave të mia për mbështetje në rreth të dytë që i kam dhënë nëpër debatet televizive, dhe deklaratave që kemi bërë mes veti të katër kandidatet para dhe pas debateve televizive.

Baby Boo