Arjanit Hoxha: “Struga nga qytet i kulturës u shndërrua në qytet i krimit, vrasjeve dhe korrupsionit“


Shefi i Shtabit Zgjedhor, njëherit edhe Sekretari Gjenerali i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha destinacion të sotëm ka pasur qytetin e Strugës përpos hapjes së Shtabit Lokal, ai mori pjesë edhe në tubimi qendror të Lëvizjes Besa në komunën e Strugëss. Në këtë tubim qindra aktivistë dhe simpatizantë të Lëvizjes Besa i dhanë mbështetjen e tyre të fuqishme për kandidatin për kryetaar komune Abdulla Qazimit dhe bartëssit të listës së kandidatëve për këshillin komunal, Fatmir Emushi.

Fjalë rasti para banorëve të Strugës,kishte edhe Shefi i Shtabit Zgjedhor, njëherit edhe Sekretari Gjenerali i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha i cili tha:
“E mira e Strugës padyshimë se është Lëvizja Besa, pasi me këtë ekip që kemi këtu, me të vërtetë nuk mvaremi nga mëshira e dhunuesve të shqiptarëve më 27 prill, nuk mvaremi as edhe nga mëshira e keqmenaxhuesve, por thjesht mvaremi nga vullneti i votuesve të Strugës.Struga meriton më shumë se një fotografi bardh e zi, pasi që nuk na u ofrua asgjë e re nga oponentët politik në Strugë, njëri për disa mandate e tjerë një e pati edhe e kënaqi, siç thotë populli. Ata Strugën e shëndruan nga qendër e intelektualizmit, partiotizmit dhe kulturës, në mandatin e disa u shëndrua në qendër të krimit, vrasjes dhe korrupcionit”

Baby Boo