Sekretari Gjeneral i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha, thotë se qëndrimet e Besës do të jenë njëjtë siç kanë qenë në opozitë.
“Një gjë mund të garantoj se qëndrimi politik i Lëvizjes Besa, në kuptim të çështjeve të hapura edhe në kuptim të qeverisjes është i njëjti siç ka qenë në opozitë. Ne duam të tregojmë kualitet, duam të tregojmë se te shqiptarët ka një forcë politike të re që mund t’i del ballë sfidave qeveritare apo punëve që e presin Qeverinë dhe të tregojmë se ka kuadro të reja të cilat mund të bëjnë punë në drejtim të përmisimit të jetës”, u shpreh Arjanit Hoxha nga Lëvizja Besa në emisionin Click Plus në TV21.