Arjanit Hoxha me informacion tepër të rëndësishm për fermerët!


INFORMACION I RËNDËSISHËM PËR TË GJITHË FERMERËT!!!
Të nderuar fermerë,
Me qëllim që aktivitetet bujqësore në rrjedhë të zhvillohen pandërprerje, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për fermerët mundësoi përjashtim nga ndalesa dhe regjimi i veçantë i lëvizjes, të cilën dje e ka miratuar.
Fermerët e regjistruar në Regjistrin e Vetëm të Pronave Bujqësore (RVPB) që mirëmbahet nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, do të jenë në gjendje të marrin leje për lëvizje përmes mjetit për lëshimin e lejeve nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, përmes personave të autorizuar nga MBPEU.

Aplikimet për lejet e lëvizjes dorëzohen përmes telefonit ose postës elektronike (e-mail) përmes Njësisë Rajonale të MBPEU (e cila duhet të kontrollojë nëse aplikanti është i regjistruar në Regjistrin e Vetëm të Pronave Bujqësore).
Pronat bujqësore që nuk janë të regjistruara në sistemin RVPB do të jenë në gjendje të marrin leje lëvizjeje nga shtabet komunale të kr*izave.
Të gjithë ata të cilët më herët kanë nxjerrë leje lëvizjeje, nuk kanë nevojë për leje të reja, pasi lejet nga viti i kaluar janë të vlefshme.

Baby Boo