Ariu hyn në një shtëpi, han ushqimin e maces dhe largohet


Zyrtarët e botës së egër në Kolorado thanë se një ari u ngjit në një shtëpi përmes një dritareje të hapur dhe u largua pasi kishte ngrënë ushqim për macet që gjeti brenda. Nga Colorado Parks thanë se ariu u ngjit përmes një dritareje në shtëpinë në Gunbarrel dhe u ngop me ushqimin e maces që gjeti brenda. Zyrtarët thanë se ariu mbaroi vaktin e saj dhe u largua nga e njëjta dritare. Kishte banorë në shtëpi në atë kohë, por nuk u raportua për lëndime. “Ju dëgjoni për këso raste shumë më tepër në qytetet malore ku shumë shtëpi ose kabina nuk kanë kondicionim të ajrit,” tha zëdhënësi i CPW-së. “Arinjtë mund të kalojnë nëpër dritare shumë lehtë. Ata mund të hapin derën tuaj të përparme lehtësisht në varësi të llojit të dorezës së derës që keni”.

Baby Boo