Arijan Ademi braktis përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut në futboll


Trajneri i Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në futboll, Bllagoj Milevski ka njoftuar se Arijan Ademi nuk do të luaj më për përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut. Milevski tha se të gjithë duhet ta falënderojnë Ademin për kontributin e deritanishëm.

“Veçanërisht më vjen keq për mungesën e Arijan Ademit, i cili për arsye personale vendosi t’i japë fund karrierës së tij në përfaqësuese. Kam pasur një bisedë me Arijanin. Do të na mungojë edhe si njeri edhe si futbollist. Ai është kategorik në vendimin e tij. Ai ndjen se ky është momenti për përfundimin e paraqitjeve të tij në kombëtare dhe ne nuk do të llogarisim tek ai. Të gjithë duhet të shprehim mirënjohje për kontributin e tij për kombëtaren e Maqedonisë dhe për futbollin tonë në përgjithësi”, tha Milevski./tv21.tv

Baby Boo