Arifi: “Vota e lirë, pa ndikim pa presion votoni preferencën tuaj”


Kandidati për kryetar komune në Likovë nga radhët e BDI Erkan Arifi shkruan:

“Të nderuar qytetarë të Komunës së Likovës
Ju falënderoj përzemërsisht për pjekurinë e treguar në këtë fushatë zgjedhore. Likova tregoi qytetari dhe nivel kulturor dhe politik në ditët që lamë pas. Në të gjitha takimet ju dëgjuam me vëmendje për kërkesat dhe brengat tuaja. Të gjitha vërejtjet dhe nevojat tuaja do të jenë traseja e rrugëtimit tonë të ardhshëm 4 vjeçar.

Sot kur po mbyllim fushatën zgjedhore dhe po shkojmë drejtë procesit të votimit, kërkoj nga ju që pjekurinë e dëshmuar ta tregoni edhe në ditën e votimit. Vota e lirë, pa ndikime, pa presione dhe shantazhe është vepra më e mirë për Komunën tonë të përbashkët. Njëkohësisht ju bëj thirrje që më 17 tetor, nga ora 07 deri në ora 19 të dilni dhe të votoni mbi bazën e bindjeve tuaja. Duke votuar preferencën tuaj politike Ju do të vendosni të ardhmen tuaj. Çdonjëri është i rëndësishëm për të mirën e përbashkët të Likovës.

Ju faleminderit nga zemra. Mirupafshim në triumfin e të dielës. Na prift e mbara.
I juaji, Erkan Arifi, Kryetar i Komunës së Likovës”

Baby Boo