Arifi: Vlera e mësimdhënësit është shumë e madhe


Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi sot ka dhënë lajmin e mirë për shpërndarjen 53 aktvendimeve për arsimtarë dhe bashkëpunëtorë professional. Duke e ditur vlerën e arsimit ky akt i sotëm i kryetarit dëshmon më së miri se duhet investuar sa më shumë në arsim dhe të ardhmen e gjeneratave të ardhshme.
“Vlera e mësimdhënësit është aq e lart sa që e kemi amanet nga të parët tanë me vite, dekada e shekuj me rradhë”, është shprehur kryetari Arifi.

Të nderuar qytetarë të Komunës së Likovës,
Pas përfundimit të procedurës, u dorëzuan gjithsej 53 aktvendime në pajtueshmëri me Ligjin për arsimtarë dhe bashkëpunëtorë profesional.

Ministria e arsimit dhe shkencës, për personat që i plotësojnë kushtet për transformimin e marrëdhënies së punës, dha pëlqim për transformim të marrëdhënies së punës nga afati i caktuar në afat të pacaktuar.
Kjo ka të bëjë me interesin për sigurimin e statusit të punëtorëve të arsimit duke e ditur rëndësinë që ka arsimi si veprimtari për ndërtimin e gjeneratave të reja.

Baby Boo