Arifi mund të kandidohet sërish për kryetare! “Për Kodrën e Diellit duhet të angazhohet edhe Qeveria”


Nga 5 premtimet kryesore që kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi, kishte dhënë gjatë vitit 2013 në spotin promovues kur edhe fitoi mandatin e parë, ajo ka realizuar vetëm sistemin e ujësjellësit. Ndërkohë, transporti publik, parkingjet nëntokësore, qytet të pastër e urban, sot e kësaj dite janë thjeshtë premtime. Për të gjitha këto, kryetarja Arifi foli në emisionin e mbrëmshëm në Click Plus.
“Nëse flasim për mandatin e parë, ajo që ka qenë kryesorja si investim kryesor, ka qenë investimi në ujësjellësin e qytetit”, theksoi Teuta Arifi – Kryetare e Komunsës së Tetovës.

Arifi për Kodrën e Diellit, gjegjësisht për lagjen e vikend shtëpizave, tha se për rrugën pret projekt nga Bashkimi Evropian me vlerë prej 1.5 milion eurosh, ndërsa për rregullimin e kësaj qendre rekreative, Arifi tha se do të duhen mbi 100 milion euro për të cilën do të duhet që të angazhohet edhe Qeveria.
“Ne kemi konkurruar dhe siç thashë mjetet aty janë përgjysmuar dhe do të duhet të insistojmë që ai projekt të arrijë të realizohet, nëse jo i tëri me ato mjete, me mjete shtesë që të mund të kompletohet rruga tek shtëpizat”, u shpreh kryetarja e Komunsë së Tetovës, Teuta Arifi.

Ndërsa sa i përket vikendshtëpizave që janë ndërtuar pa leje në Kodrën e Diellit, Arifi tha se Inspektorati deri më tani ka rrënuar vetëm gardhet dhe asnjë vikendshtëpizë.
Teuta Arifi: “Inpesktorati ynë ka identifikuar si objekte pa leje rrethojat dhe ato janë rrënuar dhe nëse ka të dhëna të kësaj natyre atëherë për ata shkon procedim penal”.

Baby Boo