Arifi: “Mjete anti-covid, donacion i shoqatës turke Rumeli Turkleri Vakfi për komunën e Likovës”


Kryetari i Likovës Erkan Arifi ka falënderuar shoqatën Rumeli TurkleriVakfi nga Turqia për dhuratën që i kanë bërë komunës, dhuratë kjo e cila përbëhet nga 20.000 maska, dezinfektues dhe doreza.

“Një kontigjent prej mbi 20.000 maskash, dezinfektues dhe doreza u dhurua për Komunën tonë nga shoqata Rumeli TürkleriVakfı e cila është nga Turqia. Vlen të theksohet se ky donacion u sigurua nga firma VIZIONI – Orizare, dhe pastaj në bashkëpunim me Komunën e Likovës, u përkujdesën edhe për shpërndarjen e tyre në te gjithë shkollat fillore, në shkollën e mesme dhe në shtëpinë e shëndetit në Komunën e Likovës. Faleminderit shumë donatorëve”, shkruan Arifi në Facebook.

Baby Boo