Arifi: Kurti t’iu japë shpjegim shqiptarëve pse ka raporte më të mira me Greqinë sesa me SHBA-në


Kreu i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se është duke e përsëritur prej një kohe që “Albin Kurti është jozyrtarisht person non-grata” në SHBA dhe se “të gjithë shqiptarët nëpër botë e dinë dëmin që Kurti ua ka bërë raporteve me SHBA-në dhe me partnerët”.

Arifi tutje ka shkruar se për herë të parë në histori raportet e Kosovës me Greqinë janë më të mira se me SHBA-në.

Sipas tij, Kurti duhet ta ndjej për obligim moral që të japë shpjegime për shqiptarët pse ne kemi raport më të fortë me Greqinë sesa me SHBA-në.

“Për herë të parë në historinë e Kosovës, marrëdhëniet me Greqinë janë më të mira sesa me aleatin dhe mikun tonë të kahershëm SHBA-në dhe për këtë, Albin Kurti duhet të ndjejë një detyrim moral t’u shpjegojë shqiptarëve pse kemi marrëdhënie më të forta me Greqinë sesa me SHBA-në. Dhe më e rëndësishmja, pse marrëdhënia me kryeministrin grek Mitsotakis është më e mirë sesa me Edi Ramën”, ka shkruar Arifi.

Baby Boo