Arifi: Komuna e Tetovës do t’i ndihmojë familjarët e vi*ktimave dhe të mbijetuarit nga zj*arri


Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, njoftoi se Këshilli komunal në Tetovë ka marrë vendim që të mbuloj shpenzimet për të va*rrosur vi*ktimat që vd*iqën në zj*arr e që kanë qenë të inf*ektuar nga Covid-19, si dhe të dëmshpërblejë familjarët që humbën të afërmit e tyre si dhe të mbijetuarit e natës tr*agjike.
“Këshilli komunal i Tetovës ka sjell edhe dy vendime shtesë.

Njëri vendim është për mbulimin e plotë të harxhimeve të varrimit për pjesën Covid. Keni parasysh se është pjesë e harxhimeve të cilat janë më të larta dhe për ato Këshilli i komunës ka ndarë mjete.
Pjesën tjetër të obligimit ka marrë edhe Myftinia e Tetovës. Po ashtu Këshilli komunal i Tetovës ka marrë vendim për një ndihmë në vlerë prej 60 mijë denarë për familjet e të gjithë atyre që kanë humbur të afërmit dhe për të gjithë të mbijetuarit nga kjo tr*agjedi”, tha Arifi.

Baby Boo