Arif Vladi i kundërpërgjigjet ashpër Adelina Ismajlit, dhe e paralajmëron për padi në gjyq


Ka filluar në distancë një përplasje e ashpër mes këngëtarëve të njohur; Arif Vladi dhe Adelina Ismajlit.

Kjo e fundit, e cila tashmë ka nisur emisionin e saj ‘Tete a Tete me Adelinën’, ku fillimisht protagonistë të këtij emisioni kanë qenë figura politike, në emisionin e fundit i ftuar ka qenë Fatmir Limaj, gjatë të cilit është komentuar edhe kënga e njohur e Arif Vladit ‘Marshi i UÇK-së’.

Këngëtarja e njohur është shprehur haptazi se është në dijeni se këngëtari Arif Vladi është paguar për këtë këngë.

E, lidhur më këtë ka reaguar vetë Vladi, ku u është shprehur i mllefosur, madje ka apeluar që Ismajli të publikoj se kush e ka paguar për këtë këngë.
Mes tjerave ky i fundit ka paralajmëruar Ismajlin se do të dërgojë deri në gjyq këtë çështje.

Ja reagimi i plotë:

Ndigjojeni çfarë paska thënë Adelina Ismaili.

Unë paskam marrë lek për Marshin e UÇK-së. Bile mund ta këndonte dhe ajo… ti Adelinë as 1000 si ti nuk do mundeni.

I them kësaj Adelinës që të publikojë kush më ka paguar, përndryshe do përballemi në gjyq dhe ky gjyq nuk do të jetë si ato gjyqet e tjera të saj.

Baby Boo