Ariana Jashari së shpejti pritet të publikojë albumin e saj të parë


Ajo është nga Kumanova, një talente e vërtetë në fushën e muzikës. E diplomuar në fakultetin e muzikës në Shkup, Ariana Jashari si duket do të debutojë fuqishëm në tregun e muzikës shqiptare.

Sakaq, ajo është duke punuar edhe për albumin e saj të parë që pritet të publikohet së shpejti.
“Albumi im i parë pritet që së shpejti të publikohet. Muzikën dhe tekstet i kam kompozuar vetë. Zhanri është R&B dhe është pak më ndryshe sepse kam dashur që të sjell diçka pak më të re për publikun”, thotë mes tjerash për Pa Censurë Ariana Jashari.

Ndërsa nëse e vizitoni profilin e saj në Instagram kohë pas kohe publikon edhe covera të ndryshëm duke shfaqur kështu vokalin e saj të veçantë.
Ndërkaq, kënga e parë nga albumi i saj tashmë është publikuar dhe mund ta dëgjoni në YouTube.

Baby Boo