Argjentina edhe në vitin 1990 e kishte humbur ndeshjen hapëse, mirëpo kishte arritur në finale

Argjentina sot e humbi ndeshjen e parë në Kampionatin Botëror, ndaj Arabisë Saudite, kështu këta të fundit e shkaktuan befasinë më të madhe deri më tani. Kombëtarja e Argjentinës ndeshjen hapëse e kishte humbur edhe në vitin 1990, ndaj Kamerunit, me rezultat 0-1, me golin e François Oman-Biylik.

Ata ishin në një grup bashkë me Bashkimin Sovjetik, Rumaninë, dhe Kamerunin. Ky grup i Argjentinës kishte arritur deri në finale, duke pësuar humbje nga Gjermania Perëndimore, me rezultat 1-0. Kështu, Lionel Messi do të provojë që ta përsërisë rezultatin e njëjtë, por që në finale të triumfojë. /Klankosova.tv.