Ardian Azemi, të enjtën sfidon boksierin bullgar


Boksieri i klubit të boksit Shkupi, Ardijan Azemi nesër do të ketë luftën e parë në turneun ndërkombëtar për të rinj “Emil Jeçev” në Sofje të Bullgarisë. Shorti për kundërshtarë në gjysmëfinale të këtij turneu, Azemit i solli boksierin vendas Vilislav Putov.

Lu*ftat gjysmëfinale në turneun bullgar do të zhvillohen nesër, duke nisur nga ora 14:00. Vitin e kaluar boksieri shkupjan në këtë turne fitoi medaljen e artë. Për Ardijan Azemi ky do të jetë turneu dhe parapërgatitja e tij e fundit para Kampionatit Botëror për të rinj që do të mbahet muajin tjetër në Poloni.

Baby Boo