Ardhja e mërgimtarëve, policia bën apel


Me ardhjen e mërgimtarëve në zonën e gjerë të Pollogut, frekuenca e përgjithshme në trafik është rritur ndjeshëm dhe jo vetëm në rrugët e Tetovës dhe Gostivarit, por edhe në autostradë dhe rrugët rajonale dhe lokale përreth.

Për këtë arsye, Sektori për Punë të Brendshme Tetovë u bën apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion, vendas dhe “të ardhurve” dhe mbi të gjitha shoferëve të mjeteve motorike të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm dhe të përshtatin shpejtësinë në përputhje me kushtet e rrugës. Shoferët në këtë zonë duhet të respektojnë maksimalisht rregullat dhe dispozitat në lidhje me parkimin dhe të mos parkojnë automjetet e tyre në të ashtuquajturat rreshta të dyfishtë, sepse në atë mënyrë krijojnë konfuzione që pengojnë lëvizjen normale dhe të sigurt të pjesmarësve të tjerë të trafikut.

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë paralajmëron se çdo mosrespektim i shenjave, rregullave dhe dispozitave do të sanksionohet ligjërisht duke përgatitur parashtresat përkatëse ose duke i larguar nga trafiku, në varësi të llojit dhe karakterit të shkeljes së kryer. Atyre që këto ditë planifikojnë të udhëtojnë në drejtim të Kodrës së Diellit ose Mavrovës këshillohen që të kenë pajisje adekuate dimërore, sepse paralajmërohen ditë me borë dhe me temperatura të ulta.

SPB Tetovë tashmë ka forcuar kontrollet, masat dhe aktivitetet e tjera, të planifikuara në këtë periudhë të vitit, të cilat në pritje të festave do të intensifikohen edhe më shumë duke angazhuar një numër më të madh të shërbimeve të patrullimit nëpër Tetovë dhe Gostivar, por edhe në vendet e tjera në rajon.

Baby Boo