Arbër Xhaferi, mendimtarin që nuk e kuptuam!


Sot shënohet 73 vjetori i lindjes së Arbër Xhaferit. Ai është një ndër politikanët shqiptarë më me influencë të kohës së tij në mbarë hapësirat shqiptare. Lindi më 24 janar të vitit 1948, në Tetovë. Aty mbaroi shkollimin fillor dhe të mesëm, për të vijuar më pas arsimin e lartë në Beograd. Arbër Xhaferi filloi karrierën e tij si gazetar në Gazetën “Koha Ditore”. Deri në vitin 1990 ka punuar në Radio-televizionin e Prishtinës si redaktor përgjegjës për programin kulturor. Mendimet e tij të thella dhe largpamëse do të zgjojnë kurreshtjen e mijëra lexuesve. Nga viti 1993, Arbër Xhaferi i futet politikës, ku në vitin 1994 zgjedhet edhe lider i Partisë Demokratike Shqiptare.

PDSH-ja i fitoi zgjedhjet parlamentare në vitin 1998. Si lider qëndroi deri në vitin 2007, ku u pasua nga lideri aktual i PDSH-së, Menduh Thaçi. Ai ishte edhe deputet në Parlamentin e Maqedonisë gjatë kësaj periudhe të qeverisjes. Arben Xhaferi ndërroi jetë më 15 gusht 2012, rreth orës 16:00, si pasojë e hemorragjisë cerebrale të pësuar një javë më parë.

Veprat e tij tani më janë të përmbledhura në 5 vëllime me mbi 2000 faqe, në të cilat flet për për shtetin, kombin, kauzën shqiptare në Maqedoni, marrëdhënihet shqiptaro-serbe, çështja e Kosovës etj.

Xhaferi njihet gjithashtu edhe si autor i disa shprehjeve të fuqishme që sot i gjejmë nëpër statuse Facebook-u, por ende të pakuptuara në thelb nga ana jonë:

Me që jetojmë në një botë, kohë të ndërveprimit të kulturave kombëtare, duhet konstatuar se shqiptareve u mungon kryesorja: propaganda kombëtare në planin ndërkombëtar.

– Në historinë politike shqiptare nuk ekziston, të paktën një broshurë propagandistike drejtuar kundër popujve të tjerë.

– Nuk thuhet më se çdo mysliman është terrorist, por çdo terrorist është mysliman.

– Faktori ndërkombëtar me vonesë do ta kuptojë gabimin, kur lejoi që luftërat në hapësirat jugosllave të përfundojnë pa emërimin e fajtorit.

– Gjuha standarde duke mbrojtur vetveten, mbron dhe kombin.

– Lojaliteti ndaj kombit është më i madh se ndaj shtetit.

– Një popull shndërrohet në komb kur patriotizmi nuk është më çështje individuale, por çështje institucionale”, ishin vetëm disa nga fjalët e Xhaferit, të cilët përdoren edhe sot.

Arbër Xhaferi do të mbahet mend si një nga mendimtarët që diti të lexojë sakt filxhanin e fatit të shqiptarëve.

Ai u dha kahjen e dujur proceseve në mbarë shoqërinë shqiptare. Vepronte lokalisht, por duke menduar mbarëkombëtarisht. E ajo që atë do e bëjë të pavdekshëm, mbase nuk janë vendimmarrjet politike, të cilat gjithsesi nuk mungojnë, por mendësia e tij, e një filozofi që gjithmonë shihte më qartë e më larg se thuajse të gjithë politikanët e tjerë shqiptarë. Arbër Xhaferi ka qenë edhe njëri nga nënshkruesit e Marrëveshjes e Ohrit.

Për nder të veprimtarisë së tij kombëtare, autostrada Hani i Elezit – Prishtinë, që lidh Shkupin me Prishtinën, për të dalë në Rrugën e Kombit është emëruar “Arbër Xhaferi”.

Baby Boo