Arbër Hajdari për Kiarën: Prit t’i vijë mesazhi, se nuk di çfarë të thotë


Sa i përket komenteve seksite që Luizi bëri ndaj Jorit, Kiara reagoi dhe doli në mbrojtje të tij.

Kiara: Luizi aty po bën lojë. Komentet nuk janë me tendencë, por në kuadër të lojës. Zhaklin, nuk e kam dëgjuar asnjëherë prej teje të thuash që unë jam vajzë e mirë.

Zhaklin: Unë nuk jam këtu të të them që ti je vajzë e mirë. Unë nuk e di se çfarë vajze je ti.

Kiara: Ti nuk më ke mbrojtur asnjeherë. Kur më ke parë në situata shumë të vështira aty brenda, nuk më ke thënë kurrë që jam vajzë shumë e miurë.

Zhaklin: E dashur, unë jam opinioniste, nuk jam mamaja jote. Kur i dashuri jo të futi te lavamani, unë të thash që po gënjeje aty.

Arbër: Ajo ka katër orë me telefon në dorë dhe çfarë i vjen në telefon atë thotë. Prit t’i vijë mesazhi dhe të dijë se çfarë të thotë.

Kiara: Është shumë e rëndë ajo që tha Zhaku. Luizi e bën në kuadër të lojës, ai e di se çfarë bën. Është loja e tij.

Zhaklin: Nëse ty nuk të bën përshtypje sjellja e burrit tënd kur ai i thotë një vajzë e përdalë, zhgarravinë.. nuk di çfarë të them. Ti je gënjeshtare.

dhe Kejvinës. Dua t’ia paralelizoj Kiarës, kur thua që je një gocë kam turp të kem në shoqërinë time, përse është turp?

Kiara: “Përputhen” është një program që ti shkon për të kërkuar të dashur. Big Brother është program tjetër.

Tea: Në Përputhen quhesh e përdalë dhe në Big Brother jo? Loja ka rregulla moj Kiara.

Kiara: Po boll pra, se të njëjtën gjë bëni si kur isha brenda, si jashtë.

Arbër: Ke 100 përqind të drejtë. Të kërkojmë falje.

Baby Boo