Arbër Ademi: S’ka përçarje brenda grupit parlamentar të B DI-së


Tërheqja e Izet Mexhiti nga pozicioni i shefit të grupit parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim nuk i ka përçarë deputetët e kësaj partie. Në një intervistë, koordinatori i ri i B DI-së në Kuvend, Arbër Ademi, ka thënë se grupi parlamentar i kësaj partie mbetet unik dhe kjo gjë, sipas tij, është demonstruar edhe gjatë votëbesimit të Qeverisë.

“Nuk ka përçarje. Grupi parlamentar i B DI-së është unik në qendrime dhe së bashku në koordinime permanente i ndërtojmë pozicionet tona për propozim-ligjet dhe vendimeve që i sjellim në Kuvend. Një gjë të tillë edhe e kemi manifestuar, e kemi demonstruar duke u dhënë votëbesim për Qeverinë me 62 vota pro, po me aq vota sa edhe u formua kjo Qeveri. Pra nuk ka zhvendosje, por ka mendim ndryshe, ka edhe debat të gjallë brenda organeve të parties, si çdo herë. Kjo, madje, mendoj se B DI-në e ka bërë parti të pakrahasueshme jo vetëm me partitë tjera në vend por edhe në rajon sa i përket fitoreve.

Kjo bën që të kemi një lidhje të përhershme, të pashkëputshme me qytetarët. Pra, mendimi ndryshe, mendimi kritik, debati brenda forumeve e ka bërë BDI-në që të jetë një parti e cila është shembull dhe rast studimi jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe më gjërë”, tha deputeti i B DI-së, Arbër Ademi. Intervistën e tij të plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë.

Baby Boo