Arbër Ademi: Edhe kjo e arritur mban vulën e Ali Ahmetit


Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi sot ka marrë pjesë në hapjen solemne të sallës së re sportive në SHF “Kongresi i Manastirit” në Çair, ku prezent ishte edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti!
Ademi vitin e kaluar në cilësinë e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, vendosi gurthemelin e po kësaj salle që sot u vë në funksionim për nevojat e nxënësve të kësaj shkolle.
Ndryshe, kjo sallë sportive është një ndër investimet e shumta të MASH-it, derisa ishte ministër deputeti aktual i BDI-së, Arbër Ademi.

Ja postimi i Ademit:
“Para një viti ishte një ditë e veçantë për mua, për më tepër arsye, kur bashkë me liderin e shqiptarëve Ali Ahmetin vendosëm gurthemelin për ndërtimin e sallës së re sportive në SHF “Kongresi i Manastirit” në Çair.
Dhe sot, në këtë ditë festive, e kemi zemrën plot pasi që me kryetarin Ahmeti në menyrë solemne bëmë hapjen e sallës së re sportive ku nxënësit e kësaj shkolle do të zhvillojnë tash e tutje aktivitetet e tyre sportive.” – ka shkruar Arbër Ademi!

Baby Boo