Arbenita Ismajli dhe reperi Fero po bëhen prindër (FOTO)


Ditën e djeshme në mediat online bëri bujë martesa e papritur e reperit Fero dhe modeles Arbenita Ismaili.
Pavarësisht dashurisë së tyre e bërë publike prej kohësh, martesa e tyre në mes të dimrit dhe pandemisë u duk e papritur.

Por motivi i kësaj martese të shpejtë u zbulua sot!
Modelja Arbenita Ismajli dhe reperi Fero po bëhen prindër të parë dhe për këtë s’ka më dyshime!
Dyshja, e cila ditën e djeshme njoftoi se i dha fund beqarisë, tashmë do të bëhen prindër për herë të parë dhe shtatzënia ka shpjeguar edhe “martesën” e shpejtë të çiftit.

Sipas një fotoje, Arbenita shfaqet me fustanin e kuq ngjitur pas trupit, tek i cili i dallohet qartë barku i rrumbullakosur.
Ende nuk e dimë në cilin muaj të pritjes së ëmbël është bukuroshja, megjithatë duket se do të lindë shumë shpejt.

Baby Boo