Arben Taravari jep dorëheqje nga posti si sekretar i partisë!?


Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët dhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari tha se nuk do të kandidojë sërish për të njëjtin post në parti.
Sipas tij, nevojiten kuadro të reja në parti të cilët mund të kontribuojnë në ASH.

“Personalisht mendoj se sekretari i Përgjithshëm i partisë duhet të zgjidhet një kuadër më ri dhe që ka më shumë kohë. Unë me siguri nuk do të jem sërish sekretari i Përgjithshëm i ASH-së”, u shpreh Taravari.
Ai shton se ky vendim është personalisht i tij dhe se ky vendim nuk do të kthehet.

Baby Boo