Arben Fetai: “A ka ndonjë shqiptar në SPB Kumanovë që guxon t`i kundërvihet keqtrajtimeve ndaj shqiptarëve”


Arben Fetai nga Aleanca për Shqiptarët pyet publikisht organet e rendit dhe hetuesisë, se a ka ndonjë shqiptar në SPB Kumanovë që guxon t`i kundërvihet keqtrajtimeve ndaj shqiptarëve.

“Surrealizëm. Dhjetëra shqiptarë të ftuar në stacionin policor famëkeq të Kumanovës sepse kanë festuar fitoren e Zvicrës në rrugët e qytetit me flamuj shqiptarë. A ka ndonjë shqiptar në atë stacion policor që guxon t’u kundërvihet keqtrajtimeve të tilla që na kujtojnë shekullin e kaluar? A ka shqiptar ne qeveri që guxon të kundërshtojë kryepolicin Spasovski apo krejt i rrinë gatitur si pula të lagura?”, pyet Arben Fetai./Almakos/

Baby Boo