Arbana Xharra kritikon pjesëmarrjen e Hashim Thaçit dhe Edi Ramës në ceremoninë e inagurimit të presidentit Erdogan!


Nga Arbana Xharra:

Edi Rama dhe Hashim Thaçi, paskan shkuar tek “vëllai” i tyre në ceremoninë e inaugurimit të Autokratit të Turqisë. Sa për informacion, në këtë ceremoni nuk do të marr pjesë asnjë lider i botës demokratike, pos atyre të Lindjës së Mesme dhe të Afrikës.

Erdogan këto ditë ka ashpërsuar zërin kundër BE-së dhe SHBA-së duke u lidhur ngusht me Iranin dhe Rusinë. Erdogan sapo fitoi zgjedhjet, dy ditë më vonë, deboi 18600 zyrtarë, arrestoi mijëra dhe mbylli edhe dhjetëra media. Ndaj Erdoganit kanë ashpërsuar gjuhen dhe kushtet të gjithë liderët e Evropës. Ata madje i ndaluan atij që të organizojë tubime elektorale në Evropë. Në demokracitë perëndimore Turqia është kategorizuar si tirani i tipit të teokracive lindore.

Baby Boo