Arbana Xharra e quan kriminel e bandit Ilir Metën


Pas mosdekretimit të Gent Cakajt si ministër i jashtëm i Shqipërisë nga vet presidentit i këtij vendi, Ilir Meta, ka reaguar edhe Arbana Xharra.

Përmes një postimi në Facebook, Xharra ia ka përmendur Metajt, dyshimet për hajni, dhe e ka kritikuar atë për faktin që nuk po e dekreton ministrin me origjinë nga Kosova, sepse “po i duket i ri për të qenë ministër i jashtëm”.

Derisa në fund, ajo e ka quajtur presidentin shqiptar ‘hipokrit me 1000 dallavere’.

“Hajduti i filmum me para në dorë, duke u korruptu thotë ky apo ai i ri nuk është i denjë për këtë apo atë post. Ilir Meta është bandit. Dhe kur thotë ky se filani s’bën ai duhet të jetë krenar se e ka thënë një hajn, një kriminel i zënë me peshk në dorë që shqiptarët kanë fatin ta kenë president. Si plotë tjerë. Shihi ti argumentet: mendime të ndryshme nga qeveria shqiptare?! Pse nuk u deshka me pasë Genti mendime ndryshe nga ata të tjerët që jargaviteshin pas serbit duke thënë taksa s’bën, e u premtonin grekëve uje dete e male. Hipokrit me 1000 dallavere!”, ka shkruar Xharra.

Ndryshe, Meta dje ka dekretuar 4 ministra të rinjëtë propozuar nga kryeministri Edi Rama, në mesin e tyre edhe Besa Shahini, Ministre e Arsimit Sportit dhe Rinisë.

Baby Boo