Arabia Saudite lehtëson masat kufizuese, të premtet rinisin lutjet nëpër xhami


Arabia Saudite do të lehtësojë gradualisht kufizimet dhe do të rihapë xhamitë, përveçse asaj në qytetin e shenjtë të Mekës, pas heqjes së masave të vendosura para më shumë se dy muajve për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

”Mbretëria do të shkurtojë oraret e shtetrrethimit, do të lejojë qytetarët të kthehen në punë dhe do të rifillojë fluturimet e brendshme”, njoftoi Ministria e Brendshme saudite.

Shtetrrethimi 24 orësh në mbarë vendin, i zbatuar këtë javë gjatë Fitër Bajramit, një nga dy festat kryesore të Islamit, do të shkurtohet duke filluar nga e enjtja.

Të premten do të lejohen faljet në xhami dhe punonjësit publikë dhe privatë do të mund të kthehen në punë.

Gjithashtu do të hiqet ndalimi i udhëtimit midis qyteteve për automjetet private dhe do të rihapen më shumë biznese, duke përfshirë qendrat tregtare, kafenetë dhe restorantet.

Baby Boo