Arabia Saudite thyen edhe një rregull në ndarjen gjinore: Merr këtë vendim për gratë arabe


Arabia Saudite thyen edhe një rregull në ndarjen gjinore: Merr këtë vendim për gratë arabe

Gratë nuk do duhen të ndahen më nga burrat në restorantet e Arabisë Saudite, sipas qeverisë së vendit, transmeton Gazeta Metro.

Njoftimi nga ministria Saudite e bashkive dhe çështjeve rurale vjen si reforma e fundit për të lehtësuar rregullat e rrepta sociale që kanë qenë në fuqi në gjithë mbretërinë, për dekada të tëra.

Deri më tani, gratë në Arabinë Saudite u kërkohej të përdorin hyrje të veçantë dhe të ulen prapa ndarjeve kur hanin jashtë për të parandaluar që ato të ishin të dukshmem, për burrat beqarë.
Ato ishin të ndaluar të hynë në restaurant apo kafene që ishte shumë e vogël, për të mbështetur këtë ndarje të detyrueshme.
Kjo është pjesë e asaj që vendi konservator musliman e ka parë tradicionalisht si një kërkesë në përputhje me fenë, megjithëse vendet e tjera me shumicë myslimane nuk kanë kufizime të ngjashme.

Pavarësisht se rregullat janë zbutur paksa, përsëri ndarja gjinore mbetet akoma në Arabinë Saudite.

Baby Boo