Arabia Saudite me ministër të Kulturës për herë të parë në histori


Shteti konservativ i Arabisë Saudite do të ketë për herë të parë një ministër që do të merret veçanërisht vetëm me kulturën.

Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur që Princi Badr bin Abdullah bin Farhan do të jetë udhëheqësi i këtij dikasteri qeveritar, pasi është emëruar përmes një dekreti mbretëror.

Agjencia zyrtare e lajmeve në Arabinë Saudite ka njoftuar që emërimi është bërë sot, e shtunë, kurse ministria është formuar si trup i pavarur ekzekutiv, pasi ishte ndarë nga ministria e Kulturës dhe Informacionit, për t’i dhënë më shumë ‘profesionalizëm dhe specializim’.

Arabia Saudite po mundohet të ndërmarrë masa reformuese në disa sfera të jetës shtetërore. Një rast i tillë ishte vendimi që lejon gratë të vozisin vetura, ligj që hyn në fuqi këtë vit.

Baby Boo